Jetesë & Stil

Tea thyen heshtjen, produksioni në dijeni për lidhjen e saj me Beartin


Ish- protagonistja e emisionit “Përputhen”, Tea Trifoni, ka publikuar sot një video sqaruese ku ka dhënë detaje rreth lidhjes e saj më ish- konkurrentin e këtij programi Beart Rexhepi.

Ky reagim vjen pak ditë pasi në rrjet virale u bënë fotografitë e saj dhe Beartit, ku u shfaqën si një çift, përkundër faktit që javë më parë, ajo nga emisioni doli “e përputhur” me Andi Shehun, një tjetër kandidat të këtij formati.

Sipas Teas përpos Andit, për lidhjen e saj me Beartin në dijeni kanë qenë edhe produksioni.

“Vetë autorja e këtij programi Olsa Muhameti ka qenë e informuar për komunikimin dhe lidhjen time me Beartin, po ashtu edhe një pjesë tjetër e stafit e kanë ditur, duke mos e përfshirë këtu opinionistin Arjan Konomi”.

E qëndrimi i saj brenda këtij reality show-i televiziv duket të mos ketë qenë edhe aq i këndshëm për Tean, ajo ndër të tjera rrëfen edhe se si u zgjat pjesëmarrja e saj brenda “Përputhen”.

“Si Andi ashtu edhe unë, kemi shprehur dëshirën të largoheshim qysh nga muaji dhjetor, por përkundër kësaj, kjo histori zgjati deri në fund të muajit janar. Ndihesha si e burgosur. Bëja takime pa sens, e duke mos ditur se çfarë të flasim shpeshherë pyesnim edhe gazetarët për ndonjë ide diskutimi”.

Sipas saj, gjithçka kishte nisur pas takimit të saj të parë me Beartin, por komunikimi i tyre filloi vetëm pasi ky i fundit u largua nga emisioni.

“Me Beartin filluam të komunikojmë pasi ai la emisionin. Pas ikjes së tij nga ‘Perputhen’, jemi takuar vetëm një herë, deri kur nga mesi i muajit dhjetor vendosa të shkojë për vizitë në Kosovë për të kaluar kohë me të”.

Tea me anë të kësaj videoje të postuar, shpreh keqardhje për të gjithë ndjekësit të cilët e kanë komentuar pafund pas publikimit të fotove ku shfaqej duke u puthur me Beartin e të cilat ishin postuar me vetdëshire nga çifti.

“Mbase nga mungesa e informacionit apo ndoshta edhe nga ajo që nuk dinim si të vepronim në këtë lloj situate, ne harruam që po ju gënjejmë juve, harruam që po gënjenim një popull të tërë.  Ndjekja ligjore e gjyqi ishin disa nga termat të cilët i kemi dëgjuar shumë kur disa prej konkurrentëve të tjerë vendosen ta lënë këtë program. Prandaj s’kishim mundësi tjetër përpos të prisnim..”.

Audienca që po e ndjek Tean duket të jetë shumë e gjerë pasi që në videon e postuar në kanalin zyrtar të saj në YouTube, për vetëm pak orë ajo ka arritur të mbledh mbi 100.000 klikime.

 

https://www.youtube.com/watch?v=y6Dh_AwY8x8&feature=youtu.be&ab_channel=TeaTrifoni

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore