Lajme

Të paktën 18 të vdekur në bastisjen e policisë braziliane në favelat e Rio-s


Të paktën 18 persona janë vrarë nga një bastisje të policisë braziliane në një kompleks favelash në Rio de Janeiro, tha policia ushtarake shtetërore, në operacionin e fundit vdekjeprurës të policisë në komunitetet e varfëra të qytetit.

Një oficer i zbatimit të ligjit dhe një grua që jetonin në zonë ishin midis 18 personave që vdiqën në Complexo do Alemao të enjten, ndërsa 16 të tjerë besohet të jenë anëtarë të grupeve të krimit të organizuar, tha një zëdhënës i policisë gjatë një konference për shtyp.

“Është një masakër brenda, të cilën policia po e quan një operacion”, tha një grua për agjencinë e lajmeve “Associated Press”, duke folur në kushte anonimiteti, sepse kishte frikë nga hakmarrja nga autoritetet.

“Ata nuk po na lënë të ndihmojmë viktimat”, shtoi ajo, duke thënë se pa një burrë të arrestuar për përpjekje për ta bërë këtë.

Ekipet taktike nga policia civile dhe ushtarake e Rio de Janeiro bastisën favelën (lagje e varfër) për të rrëzuar një grup të dyshuar për përfshirje në vjedhje mallrash dhe grabitje bankash dhe që pushtuan lagjet aty pranë, tha policia ushtarake në një deklaratë të mëparshme.

Gjithashtu shtoi se rreth 400 oficerë ishin të përfshirë, me mbështetje nga katër avionë dhe 10 automjete të blinduara.

Në maj të vitit të kaluar, më shumë se dy duzina njerëz u vranë në një bastisje në favelën Jacarezinho të qytetit, duke shkaktuar zemërim dhe protesta mes banorëve dhe duke nxitur thirrje për përgjegjësi nga avokatët e të drejtave të njeriut dhe vëzhguesit ndërkombëtarë.

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka mbrojtur taktikat e policisë në luftën e tyre kundër krimit të organizuar, duke thënë më parë se gangsterët duhet të “vdesin si kacabu”.

Alemao është një kompleks prej 13 favelash në Rio veriore që është shtëpia e rreth 70 mijë njerëzve. Pothuajse tre të katërtat e banorëve janë me ngjyrë ose biracor, sipas një studimi të korrikut 2020 të publikuar nga Instituti Brazilian i Analizave Sociale dhe Ekonomike.

Pas bastisjes, vendasit mund të shiheshin duke grumbulluar njerëz të plagosur në pjesën e pasme të automjeteve për t’u dërguar në spital ndërsa policia vëzhgonte.

Marrë nga Al Jazeera, përshtatur për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore