Lajme

“Të kalosh ditën në ‘qymez’” – si i mashtroi komuna e Ferizajt pensionistët e qytetit


Foto: Albanian Post.

Komuna e Ferizajt, pensionistët e këtij qyteti, i vendosi në një objekt të vjetruar, të ngushtë e ku ka edhe shumë papastërti.

Ndërtesa ku dikur pensionistët qëndruan u rrënua, për t’u ndërtuar nënkalimi i qytetit.

Kur u bë marrëveshja mes nivelit lokal dhe pensionistëve, atyre iu premtua që brenda një periudhe 3 vjeçare do të finalizohej projekti.

Tashmë janë bërë katër vjet e punimet akoma nuk kanë nisur.

Lidhur me këtë çështje, nëse nuk ndërmerret diçka konkrete, Kryetari i Pensionistëve theksoi që do të ndjekin rrugët ligjore.

Nga komuna thonë se një pjesë të buxhetit e kanë ndarë, por po presin pjesën tjetër nga organizata ndërkombëtare ‘Chatar Charity’, pasi kanë arritur një memorandum bashkëpunimi për gjetjen e fondeve.

Nëse gjithçka shkon mirë, objekti i ri fillon në fund të këtij viti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore