Lajme

Të gjitha gratë, fëmijët dhe të moshuarit janë evakuuar nga Azovstal-i


Në Mariupol, të gjitha gratë, fëmijët dhe të moshuarit që ndodheshin në territorin e Azovstal u evakuuan.

Lajmi u njoftua nga zëvendës kryeministrja – njëkohësisht ministrja për Riintegrimin e Territoreve të Pushtuara Përkohësisht të Ukrainës, Irina Vereshchuk në kanalin e saj Telegram.

“Urdhri i presidentit është përmbushur: të gjitha gratë, fëmijët dhe të moshuarit janë evakuuar nga Azovstal”, theksoi ajo.

Sipas Vereshchuk-ut, kjo pjesë e operacionit humanitar në Mariupol ka përfunduar.

Më 1 maj filloi evakuimi i civilëve nga uzina Azovstal.

Në të njëjtën ditë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky raportoi se rreth 100 njerëz ishin nisur për në Zaporozhye.

Sipas kryetarit të bashkisë së Mariupol-it, Vadim Boychenko, më 2 maj, më shumë se 100 civilë u evakuuan nga strehimoret e bombave në territorin e Azovstal.

Të mërkurën, më 4 maj, 344 persona u evakuuan si pjesë e korridorit humanitar Mariupol.

Bëhet fjalë për gra, fëmijë dhe të moshuar nga Mariupol, Mangush, Berdyansk, Tokmak dhe Vasilyevka. Të gjithë ata mbërritën në Zaporozhye.

Që nga 6 maji, pothuajse 500 njerëz u shpëtuan nga Mariupol-i.

Një ditë më pas, mbrojtësit e Mariupol-it shkuan drejt ushtrisë ruse me një flamur të bardhë për të evakuuar civilët.

Gjithashtu u bë e ditur se evakuimi i djeshëm i popullatës civile nga “Azovstal” u ‘kushtoi’ jetën tre mbrojtësve, ndërsa gjashtë të tjerë u plagosën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore