Stil

Tashmë në treg rezidencat super luksoze të Hyde Park


Në skajin më verior të Hyde Park, në qytetin e Londrës, një zhvillim i ri luksoz ka debutuar së fundi.

Një objekt rezidencial ka filluar të ndërtohet me vlerë prej 60 milion £ ose 84,7 milion dollarë amerikanë.

Objekti synohet të përfundojë në vitin e ardhshëm. Park Modern, ofron 57 banesa deri në gjashtë dhoma gjumi mbi nëntë kate, duke përfshirë tre apartamente në kat. Këtë e ka bërë të ditur zhvilluesi i projektit Fenton Whelan.

Kjo ndertës në katin e fundit posedon një apartament prej të cilit është cilësuar si kurora e Parkut Modern.

Shoqëruesit e këtyre apartamenteve do kenë rehatin e një stili hotelier, përfshirë një sallonin duke llogaritur për një banor, një pishinë 25 metra, një palestër, parkim shërbëtor, një kinema me 16 vende dhe një sallon trajtimi.

Kjo shtëpi e cila ka të përfshira gjashtë dhoma gjumi me më shumë se shtatë mijë metra katrorë, ku posedon edhe një tarracë të gjerë me dy mijë e 400 metra katrorë jashtë.

Përfshinë edhe tavane të larta, tre dhoma pritje, një studio stafi dhe ka pamje fantastike nga i gjithë qyteti. Horizonti i dukshmërisë nga këto hapësira sheh edhe Pallatin Kensington, Royal Albert Hall dhe Shard.

Fenton Whelan me bashkëthemeluesin dhe drejtorin e tij James Van Den Heule, kanë bërë të ditur se:

“Apartamenti është i drejtuar nga jugu që do të thotë se do të ketë pamjen e perëndimit të diellit, dhe drita natyrore do të depërtoj përmes dritareve”.

Ata tutje theksuan se “Një palestër në shtëpi, një kinema private dhe një pishinë e pafundme, janë llojet e tipareve që një blerës i shtëpisë mund të dëshirojë që ne t’i përshtatim atyre në krijimin e një vendbanimi të përsosur”.

Den Heule thekson se, tregu kryesor në Londër është rikthyer përsëri në jetë, “Blerësit ndërkombëtarë duan të marrin më herët pronat më të mira përpara se të rriten çmimet më vonë”, përfundoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore