Sport

Talenti i Salzburg-ut flirton me Bayern Munich-un


Ylli i RB Salzburg-ut, Karim Adeyemi, ka folur në një intervistë për gazetën spanjolle “Marca”, ku ka flirtuar me një rikthim të mundshëm te Bayern Munich-u.

Sulmuesi i Salzburg-ut dhe Kombëtares së Gjermanisë është vetëm 18-vjeç dhe gati 10 vite më parë ishte pjesë e akademisë së Bayern-it.

Adeyemi, i lindur në Mynih është shumë i lidhur me klubin nga vendlindja e tij, pavarësisht se u largua prej tyre që në moshën 9-vjeçare.

Falë paraqitjeve të mira me austriakët, Adeyemi po lidhet me disa nga klubet më të mëdhaja në Evropë, përfshirë edhe vetë Bayern-in.

“Nëse do të më bënin një ofertë (Bayern Munich-u), kjo ndoshta do të ishte rruga që unë do të zgjidhja”, tha Adeyemi për “Marca”.

“Unë dua t’ju tregoj atyre se çfarë mund të bëj, kush jam dhe se ishte një gabim që më lanë të largohesha. Kjo më motivon”, shtoi sulmuesi.

Adeyemi ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë dy asiste në 11 ndeshje, në të gjitha kompeticionet me Salzburg-un këtë sezon.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore