Sport

Talenti 18-vjecar Meti Thaçi afër nënshkrimit me ekipin turk Darusafakes


Talenti shqiptar nga Maqedonia, Meti Thaci është afër të nënshkruaj me ekipën turke Darusafak.

Meti është djali i legjendës së basketbollit, Muhammed Thaçi, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur për ekipë të ndryshme në Maqedoni, Kosovë, Turqi e Hungari.

Meti është 18 vjecar, dhe deri më tani ka luajtur në ligën e parë të Maqedonisë, në Çair.

Momentalisht, skuadra e Çairit radhitet e para në ligën e parë në Maqedoni.

Gjatë këtij sezoni, ai është një nga lojtarët kryesorë të skuadrës dhe është duke pasur një mesatare prej 20 pikëve e 9 asistimeve për ndeshje.

Meti luan kryesisht në pozitën e organizatorit të lojës, ku tiparet e tij më të mira janë pasimet e tij shumë të veçanta dhe depërtimet drejt koshit.

Reprezentacioni Kosovës nuk i ka dërguar ende ftesë talentit 18-vjeçar, i cili mund të luaj rol të rëndësishëm në skuadrën e Kosovës.

Kombëtarja e Maqedonisë, i ka dërguar ftesë Metit, por ai ende nuk ka debutuar me reprezentuesen maqedonase.

Meti do ishte ndihmë e madhe për Kosovën, të cilët momentalisht janë në mungesë të një organizatori të lojës.

Me 18 vjeç, Meti po bëhet gati të nënshkruaj me skuadrën turke, Darusafak, ndërsa pas disa vitesh, ai mund të mbërrijë edhe në NBA.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore