Lajme

Talebanët: Gratë afgane në universitet duhet të studiojnë në klasa vetëm për femra


Talebanët kanë njoftuar se gratë në Afganistan do të lejohen të studiojnë në universitet vetёm në klasa të ndara sipas gjinisë dhe veshja islame do të jetë e detyrueshme.

Kjo sipas rregullave tё reja tё arsimit tё lartё, tё parashtruara nga ministri i arsimit i qeverisё talebane, Abdul Baqi Haqqani.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Haqqani tha se gratë do të lejohen të vazhdojnё arsimin e tyre universitar, por mbajtja e hixhab-it ёshtё e detyruar.

Ёshte ende e paqartë nëse kjo nënkuptonte një shami apo mbulimin e plotё tё fytyrave.

Ndarja gjinore gjithashtu do të zbatohet në të gjitha universitetet, që do të thotë se burrat dhe gratë do të duhet të qёndrojnё në klasa të veçanta.

“Nuk do të lejojmë që djemtë dhe vajzat të studiojnë së bashku. Nuk do të lejojmë bashkë-edukim”, tha Haqqani.

Studentet femra gjithashtu do të lejohen të mësohen vetëm nga gratë. Haqqani tha gjithashtu se lëndët që mësohen në universitete do të rishikohen.

Talebanët kanë premtuar se qeveria e tyre e re do të jetë më përfaqësuese dhe respektuese e të drejtave të grave dhe vajzave, por brenda “kornizave islame”.

Kur ata mbajtёn më parë pushtetin midis viteve 1996 dhe 2001, gratë u ndaluan të ndjekin shkollёn, apo tё shkonin nё punё dhe nuk u lejuan të dilnin nga shtëpia pa një mashkull shoqërues.

Axhenda e plotë e talebanëve ende nuk është shpallur. Sidoqoftë, si në regjimin e mëparshëm, nuk ka asnjë grua të vetme në kabinet, pavarësisht premtimeve për një qeveri “gjithëpërfshirëse” dhe grave iu është ndaluar ndaluar ushtrimi i sporteve.

Në një intervistë të fundit në kanalin televiziv “Tolo News”, zëdhënësi i talebanëve, Sayed Zekrullah Hashimi, tha se roli i grave ishte të lindnin dhe të rritnin fëmijë, duke shtuar se “nuk ishte e nevojshme që gratë të ishin në kabinet”.

Politikat e reja arsimore shënojnë një largim domethënës nga mënyra se si universitetet funksiononin më parë.

Para rënies së Kabulit në duart e talebanëve më 15 gusht, universitetet në të gjithë Afganistanin kishin qenë bashkë-edukative dhe nuk kishte një kod veshjeje të caktuar për gratë.

Numri i studenteve femra në arsimin e lartë kishte arritur nivele rekord dhe institucionet si Universiteti Herat dhe Universiteti Ghalib në Kabul kishin më shumë studente femra sesa meshkuj.

Tani që talebanët morën pushtetin, shumë studente femra kanë qëndruar në shtëpi nga pasiguria dhe frika.

Gratë që dolën në rrugë në protestë ditët e fundit, duke kërkuar të drejta të barabarta, u pritën me dhunë dhe armë zjarri.

“Kemi marrё shumё raporte, tё cilat tregojnё se talebanët nuk i lejojnё gratë të shfaqen në vende publike pa praninë e një mashkulli dhe se nuk i lejojnё tё punojnë”, tha përfaqësuesja speciale e sekretarit të përgjithshëm të OKB -së për Afganistanin, Deborah Lyons.

Haqqani këmbënguli se talebanët nuk kanё pёr synim të kthehen 20 vite mbrapa.

Megjithatë, shumë kanë vënë në dyshim realizueshmërinë e rregullave të reja të arsimit, në veçanti sesi universitetet dhe zyrat do të jenё në gjendje të përballojnё koston e ndarjes.

Mungesa e objekteve dhe mësueseve femra tashmë po shkakton probleme në universitete, me disa institucione që u thonë studentëve se nuk do të kenë mundësi tjetër veçse të ndalojnë disa kurse për gratë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore