Lajme

Bota shënonte 20 vjetorin e sulmeve, talebanët fillimin e qeverisë


Talebanët ngritën flamurin e tyre në pallatin presidencial në 20 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo pas doli lajmi se talebanët kishin vrarë vëllain e ish-nënkryetarit dhe udhëheqësit të rezistencës anti-talebane, Amrullah Saleh, në një pikë kontrolli.

Ai po udhëtonte me makinën e tij, kur u qëllua për vdekje nga talebanët.

Amrullah Saleh e ka shpallur veten president të ligjshëm në detyrë të Afganistanit dhe ka udhëhequr forcat që i rezistojnë talebanëve në Panjshir.

Ndërsa SHBA-të dhe bota shënuan përvjetorin e sulmeve të 11 shtatorit të shtunën, ceremonia e ngritjes së flamurit të talebanëve shënoi fillimin zyrtar të qeverisë.

Flamuri i bardhë që mbante një ajet kuranor ishte ngritur nga Mohammad Hassan Akhund, kryeministri i qeverisë së përkohshme talebanë.

Të shtunën, talebanët orkestruan një marshin të grave të mbuluara, të cilat mbushën një auditor në qendrën arsimore të Universitetit të Kabulit.

Kjo është cilësuar si “një koreografi dhe skenar”.

Në realitet talebanët kanë filluar të nxjerrin dekrete të ashpra që kanë goditur më shumë gratë, siç është ndalimi i sporteve te kjo kategori.

Ata gjithashtu kanë përdorur dhunën për të ndaluar protestat ku gratë kanë kërkuar të drejta të barabarta.

Një klasë universiteti tani në Kabul
Çfarë ndodhi në Afganistan?

Të dielën e 15 gushtit talebanët mësynë në Presidencën e AfganistanitAta morën kontrollin e kryeqytetit, Kabul.

Më 7 shtator ata shpallën qeverinë e përkohshme.

Autoritetet në SHBA kanë filluar zyrtarisht tërheqjen e trupave nga Afganistani më 1 maj 2021, duke përcaktuar kështu fundin e “luftës”, siç e quajti presidenti amerikan Joe Biden.

SHBA dhe NATO kanë qëndruar në Afganistan për gati 20 vjet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore