Shqipëria

Takim diplomatik mes Shqipërisë dhe Arabisë Saudite – në fokus zhvillimet rajonale


Zëvendësministri për Çështjet Shumëpalëshe Ndërkombëtare, Abdulrahman AlRassi, ka postuar në Twitter takimin diplomatik me Ambasadorin e Shqipërisë në Mbretëri, Sami Shiba.

Sipas njoftimit, bëhet me dije se në fokusin e saj ishin zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët.

Gjatë takimit u shqyrtuan edhe marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve.

Në muajin shtator ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që do të takohej me ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Princin Faisal bin Farhan Al-Saud.

Rama në fjalën e tij, shprehu mirënjohjen për përkushtimin e ministrit në vendosjen e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Duke mbajtur kështu gjallë, sipas tij, bashkëpunimin dhe komunikimin.

Numri një i qeverisë shqiptare e cilësonte vizitën si “hapjen e një kapitulli vizitash dhe takimesh bilaterale”.

Nga ana tjetër, ministri saudit u tregua besimplotë se Shqipëria dhe Arabia Saudite do të bashkëpunojnë në shumë fusha.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore