Sport

Sytë e merkatos, Fabio Paratici i kthen tek ish-skuadra


Vetëm çështje kohe është zyrtarizimi i Fabio Paratici-it si drejtor teknik i londinezëve të Tottenham.

Por, deri sa zyrtarizimi të ndodhë, Fabio Paratici po mendon për lëvizjet e para.

Ish-drejtori teknik i Juventus-it, sytë i ka kthyer pikërisht te ish-klubi  i tij.

Por, para se të mendojë për futbollistët, Paratici duhet të mendojë për trajnerin që do të zëvendësojë të shkarkuarin Mourinho.

Në listë për Tottenham janë Eric ten Hag, aktualisht te Ajax-i, dhe Conte, që për momentin është i pa punë.

Sa i përket futbollistëv, ëndrra e tij kryesore është Paulo Dybala.

Por, me kthimin e Allegri-t në stolin bardhezi, ky transferim mund të konsiderohet i pamundur që tani.

Lojtarët tjerë që Paratici kërkon t’i marë me vete nga Juventus-i, janë Bonucci dhe Kulusevski.

Bonucci shihet si zgjidhja perfekte për aspektin afatshkurtër.

Ndërkohë, Kulusevski, shihet si një opsion i mrekullueshëm për të ardhmen.

Edhe pse këtij të fundit, Allegri dëshiron t’i japë edhe një mundësi, gjithçka mund të ndryshojë me emërimin e Paratici-t.

Italiani duhet të mendojë edhe për një sulmues të klasit botëror, për të zëvendësuar Kane-in që me shumë mundësi do të largohet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore