Lajme

Sveçla: Kosova renditet e para në rajon nga Indeksi i Sundimit të Ligjit 2021


Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkruar në Facebook se rezultatet e Qeverisë në përmirësimin e sigurisë dhe sundimin e ligjit, tashmë janë dokumentuar edhe në një raport kredibil ndërkombëtar.

Ai tha se lufta serioze dhe e pa kompromis kundër krimit të organizuar e korrupsionit, terrorizmit, krimeve ekonomike, dhe avancimi në respektimin e të drejtave të njeriut ka bërë që Indeksi i Sundimit të Ligjit 2021 “World Justice Project” të renditë Kosovën si e para në rajon.

“Republika e Kosovës në këtë renditje botërore për sundim të ligjit, prinë në fusha si ajo e transparencës, respektimit të të drejtave të njeriut, luftimit të korrupsionit, rendi e siguria, si dhe fusha të tjera me rëndësi”, ka shkruar Sveçla.

“Dinamika jonë e angazhimit do të vazhdojë të rritet dhe më shumë në parandalimin dhe luftimin e krimit, ngritjen e kapaciteteve njerëzore, analitike dhe hetuese të mekanizmave të rendit dhe sigurisë, dhe kompletimit të kornizës strategjike dhe ligjore”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më dy gusht të këtij viti pati thënë se drejtësinë dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit i konsideron si të arritura të mëdha qysh në 100 ditët e para të punës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

“Për 100 ditë 101 operacione policore, 221 bastisje, 933 persona të arrestuar, 7 milionë euro të konfiskuara, 8 banda kriminale të shkatërruara”, pati thënë shefi i qeverisë në seancën ku u diskutua për 100 ditshin e qeverisë së tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore