Kosova

Supremja liron nga paraburgimi tre infermieret që sulmuan të moshuarën në Pejë


Ilustrim

Gjykata Supreme i ka liruar nga paraburgimi tre infermieret të përfshira në sulmin fizik ndaj një të moshuare në shtëpinë e pleqve “Orenda” në Pejë.

Kështu të paktën thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Supreme të cilin Albanian Post e ka siguruar.

“Me pranimin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të të pandehurës A.R., e sipas detyrës zyrtare edhe për të pandehurat A.P. e R.K., ndryshohet aktvendimi i Gjykatës Themelore në Pejë – dhe aktvendimi i Gjykatës së Apelit të Kosovës – ashtu që të pandehurave iu ndërpritet masa e paraburgimit dhe të njëjtat lëshohen menjëherë për tu mbrojtur në liri”, thuhet në aktgjykimin e Supremes.

 

Aktgjykimi i Gjykatës Supreme

Çfarë ndodhi në Pejë?

Më 2 nëntor, një video është publikuar në rrjetet sociale duke ushtruar dhunë ndaj një të moshuare në shtëpinë e pleqve “Orenda”, në Pejë.

“Kuku”, bërtet një e moshuar e cila është zënë peng nga një vajzë – që nga veshja duket se është punonjëse e institucionit për të moshuar.

Por, britmat janë krejtësisht të kota sepse e reja pamëshirshëm vazhdon ta godas.

“Çka po sillka more”, thotë një tjetër vajzë që xhironte dhunën që po ushtrohej brutalisht.

Në videon e publikuar vajza s’pushon së godituri, derisa e moshuara dëshpërimisht kërkon t’i ikën.

“Pak jom t’u ia hi, qysh di me sill unë, pak jom t’u ia hi”, inkurajohet dhunuesja tashmë e arrestuar nga policia e Kosovës për sulm fizik.

E godet me gju në barkë.

Skandal: Dhunohet e moshuara nga një vajzë, të tjerat xhirojnë dhe e përqeshin

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore