Sport

Superiorja/ Bie Laçi, Vllaznia rikthehet te fitorja


Kanë përfunduar katër sfida të Kategorisë Superiore të Shqipërisë. Laçi ka rënë në shtëpi përballë Tiranës, Vllaznia ka fituar përballë Kastriotit, Skënderbeu dhe Bylisi fitore shprese.

Në Laç, vendasit kanë humbur me rezultatin 1-2 përballë kryeqytetasve të Tiranës. Duke humbur edhe kreun e Superiores.

Fillimisht shënuan miqtë me anë të Jurgen Çelhakës, në të 24-t minutë të pjesës së parë. Po në pjesën e parë shënuan dhe vendasit, me anë të Mantor Mazrekajt, në të 40 minutë. Goli i fitores për bardheblutë erdhi në minutën e 78-të të takimit.

Në Fier, Apolonia ra përballë Skënderbeut. Miqtë shënuan të parët në të 24 minutë të takimit. Ndeshja u barazua përkohësisht në të 62 minutë, nga Redon Mihana. Një minutë nga mbarimi i kohës së rregullt, Jorgo Meksi shënoi nga 11-metërshi për 1-2.

Në Kamëz, Kastrioti ka humbur minimalisht përballë Vllaznisë. Shkodranët morën një fitore, e cila i dërgon përsëri në vendin e parë të klasifikimit, falë golit të Ardit Hoxhaj në 90+2 minutë.

Në Ballsh, Bylisi mori tri pikë me vlera përballë Kukësit. Ballshiotët shënuan dy herë në pjesën e parë të takimit me anë të Edison Ndrecës. Përkatësisht në minutën e 14 dhe në të 45. Për kuksianët shënoi Numan Kurdiç-i.

Kur ka mbetur edhe një ndeshje për t’u luajtur, ajo midis Partizanit dhe Teutës, që do të luhet në ora 16:00, Superiorja udhëhiqet nga Vllaznia me 45 pikë. Më pas vijnë, Laçi me 44 pikë, Teuta dhe Partizani me nga 42 pikë, Tirana 38 pikë, Kukësi 32 pikë, Kastrioti 29 pikë, Bylisi 25 pikë, Skënderbeu 19 pikë dhe Apolonia 17 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore