Kosova

Sulmoi policët, arrestohet ish-zëvendësministri i MPB-së, Zafir Berisha


Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Social Demokrate, Zafir Berisha, është arrestuar pasi dyshohet se i ka sulmuar zyrtarët policor në Prizren.

Këtë e ka konfirmuar për Albanian Post zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“I ka sulmuar policinë dhe është shoqëruar në stacion, jemi duke e hetuar rastin”, tha Gashi.

Sipas Gashit, Berisha me urdhër të prokurorit do të intervistohet nga hetuesit policor.

Berisha ishte deputet i Kuvendit të Kosovës për gjashtë mandate dhe koordinatori nacional për siguri kibernetike.

Ai ishte edhe kandidat për kryetar të Prizrenit nga radhët e NISMË-s. Po ashtu Berisha, ishte këshilltar komunal.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore