Lajme

Sulmi terrorist në Zelandë e Re, zyrtarët u përpoqën prej vitesh për ta dëbuar


Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka deklaruar të dielën e 5 shtatorit, se autoritet përkatëse ishin përpjekur prej vitesh për të dëbuar terroristin që goditi me thikë blerësit në një supermarket në Auckland të premten, para se të qëllohej për vdekje nga oficerët e policisë të ngarkuar për ta vëzhguar atë.

Ahamed Aathil Mohamed Samsudeen, një 32-vjeçar nga Sri Lanka, po luftonte për të mbajtur statusin e tij të refugjatit në Zelandën e Re kur kreu sulmin. Kjo e fundit sipas Ardern, ndodhi pasi ai ishte frymëzuar nga Shteti Islamik (IS).

As emri i tij dhe as fakti që ai ishte refugjat nuk mund të raportohej derisa një urdhër shtypjeje nga një gjykatës i Zelandës së Re u hoq mbrëmjen e së shtunës vonë. Identiteti i refugjatëve dhe statusi i tyre i imigrimit, mbrohen automatikisht me ligj në Zelandën e Re.

Zyrtarët ishin përpjekur të justifikonin ndalimin e Samsudeen në burg derisa çështja e tij e azilit të zgjidhej, por nuk kishte asnjë bazë ligjore për ta bërë këtë. Në vend të kësaj, 30 oficerë e vëzhguan atë gjatë gjithë kohës për më shumë se 50 ditë para se të merrte një thikë nga një raft supermarketi dhe të sulmonte blerësit – disa metra larg policisë së fshehtë që e mbikëqyrte.

Shtatë persona u plagosën në sulm, pesë prej tyre me plagë të lehta dhe tre të tjerë ishin në gjendje kritike në spital të shtunën.

Sulmi tronditi Zelandën e Re, e cila deri të premten nuk kishte përjetuar një akt terrorist të frymëzuar nga IS-i ndonjëherë. Përvesce një sulmi terrorist të vitit 2019 në dy xhami tnë Christchurch, ku 51 adhurues myslimanë u vranë nga një supremacist i bardhë nga Australia.

Ky sulm provokoi një debat të ri në lidhje me një ndryshim të propozuar ligji aktualisht para parlamentit që do ta bënte veprën e planifikimit të një sulmi terrorist një krim – një hendek ligjor i identifikuar pas të shtënave në Christchurch.

Në vitin 2016 ai tërhoqi vëmendjen e policisë dhe Shërbimit të Inteligjencës së Sigurisë pasi foli me simpati në Facebook për sulmet terroriste, video të lidhura me luftën dhe komentet që mbrojnë ekstremizmin e dhunës.

Në maj 2017, Samsudeen u arrestua në aeroportin Ndërkombëtar të Auckland. Policia besoi se ai po shkonte në Siri dhe një kontroll në banesën e tij gjeti propagandën e IS-it dhe një thikë gjahu. Ai u lirua me kusht, por në gusht 2018 – ndërsa ishte me kusht – bleu një thikë dhe policia e arrestoi përsëri, ku gjeti materiale të tjera ekstremiste.

Autoritetet e kishin ditur që Samsudeen donte të kryente një sulm terrorist, por planifikimi i një të tillë nuk është krim në Zelandën e Re.

Ardern tha se qeveria e saj kishte kërkuar miratimin e një ligji të ri të diskutueshëm antiterrorizëm që të përshpejtohej në të njëjtën ditë kur ndodhi therja masive dhe ajo shpresoi se do të kalonte deri në fund të muajit.

Deri në vitin 2020, ai ishte arrestuar tashmë për tre vjet. Ai u shpall fajtor për akuzat për propagandën e IS-it dhe u dënua në korrik 2021 me një vit mbikëqyrje, me një sërë kushtesh që e kufizuan atë nga pajisjet e internetit.

Sfida për statusin e refugjatit

Samsudeen mbërriti në Zelandën e Re në tetor 2011, 22 vjeç, me një vizë studentore. Menjëherë pas mbërritjes ai bëri një kërkesë për statusin e refugjatit.

Zyra e Imigracionit e refuzoi këtë pretendim në 2012-ën, por ai apeloi në Tribunalin e Imigracionit dhe Mbrojtjes dhe rezultoi i suksesshëm. Atij iu dha statusi i refugjatit në dhjetor të 2013-ës.

Në shkurt 2019, statusi i refugjatit të Samsudeen u anulua dhe atij iu dha njoftimi për dëbim. Ardern shtoi se kërkesa e tij për refugjatë ishte bazuar në një dokument mashtrues, megjithëse ajo nuk dha detaje të tjera.

Ai apeloi kundër dëbimit të tij në Tribunalin e Imigracionit dhe Mbrojtjes. Ai ishte akoma në burg në atë kohë dhe po përballej me akuza penale. Ankesa për dëbim nuk mund të vazhdohej deri pas përfundimit të gjykimit penal në maj 2021

Një person mund të ndalohet vetëm sipas Aktit të Imigrimit me qëllim dëbimi. Imigracioni nga Zelanda e Re kërkohej të merrte parasysh nëse ka të ngjarë të ndodhë dëbimi, por këshilla e ligjit ishte se individi ka të ngjarë të konsiderohej një “person i mbrojtur” për shkak të statusit të vendit nga kishte udhëtuar, dhe trajtimit të mundshëm në kthim.

Samsudeen dhe familja e tij kanë thënë se ai ishte ngacmuar për politikën e tij dhe ishte torturuar në Sri Lanka para se të vinte në Zelandën e Re.

Njerëzit e mbrojtur nuk mund të dëbohen nga Zelanda e Re. Pasi mori këtë këshillë, Zyra Imigrimit përcaktoi se nuk mund ta ndalonte individin ndërsa ai priste apelimin e tij.

“Menjëherë pas kësaj, ai u lirua nga burgu dhe policia filloi monitorimin dhe mbikëqyrjen e tij. Më 26 gusht, seanca e Tribunalit për Imigracionin dhe Mbrojtjen u riplanifikua. Në kohën e sulmit terrorist, përpjekja e shkelësve për të përmbysur vendimin e dëbimit ishte ende në vazhdim. Ky ka qenë një proces frustrues”, tha Ardern.

“Që nga viti 2018 ministrat kanë kërkuar këshilla për aftësinë tonë për të dëbuar këtë individ. Në korrik të këtij viti, u takova personalisht me zyrtarët dhe shpreha shqetësimin tim se ligji mund të lejojë që dikush të qëndrojë këtu i cili e ka marrë statusin e tyre të emigracionit në mënyrë mashtruese dhe që përbën një kërcënim për sigurinë tonë kombëtare”, përfundoi Kryeministrja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore