Lajme

Sulmi në Capitol, ish-ndihmësit e Trump do të ndiqen deri në fund nga grupi hetimor


Pamje nga trazirat në Capitol Hill, 6 janar 2021

Komiteti i zgjedhur i Dhomës që është duke hetuar sulmin vdekjeprurës ndaj Capitol-it, SHBA, më 6 janar, është i përgatitur për të kërkuar ndjekjen federale të ish-ndihmësve të ish-presidentit amerikan Donald Trump, të cilët refuzojnë të respektojnë thirrjet. Këtë e ka njoftuar një anëtar kryesor i panelit, të hdielën e 10 tetorit.

Ish-shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë Mark Meadows, zëvendës shefi i stafit Dan Scavino, strategu Steve Bannon dhe ndihmësi i Pentagonit, Kash Patel po kundërshtojnë thirrjet për dokumente dhe dëshmi, nën udhëzimin e ish-presidentit.

Mes frikës se paneli nuk do të kërkojë të zbatojë vullnetin e tij, Adam Schiff, një anëtar i panelit si dhe kryetar i komitetit të inteligjencës së Dhomës, foli për “CBS’s Face the Nation” të dielën.

Ish-presidenti amerikan Donald Trump

Komiteti i 6 janarit, tha kongresmeni i Kalifornisë, “dëshiron të sigurohet që këta dëshmitarë të vijnë dhe të dëshmojnë, dhe ne jemi të përgatitur të shkojmë përpara dhe t’i kërkojmë departamentit të drejtësisë që të ndjekë penalisht këdo që nuk kryen detyrën e tyre të ligjshme”.

Liz Cheney nga Wyoming, një nga dy republikanët e vetëm në komitet, kanë thënë gjithashtu se do të zbatojnë thirrjet.

Schiff përshëndeti gjithashtu një vendim të administratës së presidentit amerikan Joe Biden për të mos kërkuar privilegjin ekzekutiv mbi dokumentet që lidhen me sulmin në Capitol.

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden.

Trazirat, rreth të cilave vdiqën pesë persona, përfshirë një oficer policie, pasuan një tubim pranë Shtëpisë së Bardhë, në të cilën Trump i nxiti ndjekësit të “luftonin si në ferr” për të përmbysur humbjen e tij elektorale.

Schiff tha se ai shpresonte që komiteti i Dhomës të shihte materiale të tilla “shumë shpejt”.

Të premten, në një letër që njoftoi vendimin e klientit të tyre për të mos respektuar thirrjen e tij, avokatët për Bannon u përpoqën të pohonin privilegjin ekzekutiv.

Vëzhguesit theksuan se privilegji ekzekutiv zbatohet për komunikimet që përfshijnë presidentin që Shtëpia e Bardhë dëshiron të ruajë konfidencialitetin – por megjithëse Trump ishte në pushtet më 6 janar, Bannon nuk punonte për të.

Trump përsëriti gënjeshtrat për mashtrimet elektorale që nxitën sulmin në një tubim në Des Moines, Iowa, të shtunën. Dy republikanë të lartë, senatori Chuck Grassley dhe guvernatori Kim Reynolds, qëndruan me të.

Pamje nga trazirat në Capitol Hill, 6 janar 2021
Komiteti për sulmet në Capitol

Komiteti mbi hetimin e trazirave në Capitol Hill u ngrit në janar të këtij viti, teksa ishte kryetarja e Dhomës Demokratike, Nancy Pelosi, qё njoftoi ngritjen e tij.

Nancy Pelosi, kryekongresmenja demokrate amerikane

“Komiteti i ngritur nga demokratët do të synojë të zbulojnё të vërtetën e asaj dite dhe të sigurojë që një sulm i atij lloji të mos pёrsëritet”, ravijёzoi Pelosi në janar.

Vendimi erdhi pasi republikanët e Senatit bllokuan një projekt-ligj për krijimin e një komisioni dypartiak.

Aleatët e ish-presidentit Donald Trump arsyetuan “si të panevojshëm ngritjen e tij”.

Përkrahësit e Trump-it sulmuan Kongresin në Washington DC më 6 janar. Akti rezultoi në një përpjekje të dështuar për të përmbysur certifikimin e fitores së zgjedhjeve presidenciale nga Biden në nëntor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore