Lajme

Sulme të armatosura në Niger, 58 të vdekur


Niger-i ka qenë sërish shënjestra e sulmeve të armatosura. Më 15 mars , një sulm i mundshëm xhihadist shkaktoi 58 të vdekur në jugperëndim të vendit, pranë Mali-t.

“Gjatë pasdites së 15 marsit, një grup i armatosur, ende i paidentifikuar mori peng katër automjete. Pasagjerët që ndodheshin në këto automjete po ktheheshin nga tregu i Bani-Bangou. Ata po udhëtonin drejt fshatrave Chinégodar dhe Darey-Daye”, thuhej në komunikatën e shtypit.

“Këta individë në mënyrë frikacake dhe mizore ekzekutuan udhëtarët. Dhe më pas i vunë flakën hambarëve. Bilanci i këtij barbar janë 58 të vrarë, një i plagosur, disa hambarë dhe dy automjete të djegur”.

Në Banibangou zhvillohet një prej tregjet më të mëdhenj e  të përjavshëm në rajonin e Tillabéri-t, pranë kufirit me Mali-n.

Rajoni i Tillabéri-t i vendosur në zonën e njohur si “tre kufijtë”, i pozicionuar midis Niger-it, Burkina Faso-s dhe Mali-t ka qenë prej vitesh një skenë veprimesh të përgjakshme nga grupe xhihadiste. Këto grupe kanë pasur lidhje me Al-Qaeda-n në Magreb (AQMI) dhe me Shtetin Islamik (IS).

Qeveria shpalli ditë zie kombëtare tre ditë. Ajo rikonfirmoi “vendosmërinë e saj për të vazhduar vazhdimisht luftën kundër krimit”.

Rajoni i Tillabéri-t ka qenë shënjestra e sulmeve më të këqija të xhihadistëve në Niger. Më 2 janar, midis dy raundeve gjatë zgjedhjeve presidenciale, 100 njerëz. Kjo ka qenë një ndër masakrat më të mëdha të kryera ndaj civilëve në Niger.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore