Lajme

Suksesi i ushtrisë ruse nuk pritet deri më 9 maj, thotë Lavrov


Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi se ushtria ruse nuk do të “rregullojë artificialisht” veprimet ushtarake në Ukrainë në asnjë datë, duke përfshirë “Ditën e Fitores” më 9 maj.

Në të njëjtën kohë, Moska dëshiron që Ukraina t’i japë fund vullnetarisht rezistencës.

Lajmi u bë i ditur nga agjencitë informative ruse, duke cituar intervistën e Lavrov-it për televizionin italian “Mediaset”.

Zyrtari i lartë rus njoftoi se Rusia “do të festojë solemnisht 9 majin”.

Ai shtoi se ritmi i ofensivës në Ukrainë “nuk varet nga datat”.

Ministri rus kujtoi se “sipas traditës në Bashkimin Sovjetik – bëhet diçka e madhe dhe e zëshme para festës”.

Por, ai e bëri të qartë se deri më 9 maj, ushtria ruse nuk do të bëjë asgjë të tillë.

Lavrov i quajti sakaq banorët e Mariupol-it, të fshehur nga bombardimet e ushtrisë ruse në bodrumet e Azovstal-it, “oficerë dhe mercenarë perëndimorë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore