Lajme

Sukseset e Ritës kthyen sytë e botës kah vendi ynë, thotë Osmani


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka postuar fotografi të pritjes që i ka bërë yllit të muzikës Rita Orës, derisa ka shtuar se sukseset e saj kanë kthyer sytë e botës nga Kosova.

“Sukseset e Ritës kthyen sytë e botës kah vendi ynë, e prej atëherë ajo u ngjit lartë e më lartë duke ngjitur skenat e muzikës anekënd botës”, shkroi Osmani në Facebbok.

“Sonte, në prag të Ditës së Flamurit, bashkë me miq dhe disa nga artistët më të suksesshëm nga Kosova, festuam arritjet e panumërta globale të Rita Orës dhe të shqiptarëve kudo që janë, duke uruar që arritjet e tyre të vazhdojnë të shërbejnë si frymëzim për gjeneratat e reja”.

Ndërkaq kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka dorëzuar këngëtares kosovare me famë botërore çelësin e kryeqytetit.

“Në emër të Kryeqytetit, ju dhuruam “Çelësin e Qytetit” për emocionet e veçanta që na dhuroni, dhe Rita përfaqësimin e dinjitetshëm që na bën në mbarë botën”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ai ka shtuat tutje se “Prishtina ju pret me zemër hapur sot e përherë”.

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, është ndjerë tejet i kënaqur me prezencën e tij, në takimin e yllit të njohur kosovar, Rita Ora, me kreun e Prishtinës, Përparim Ramën.

”Ishte kënaqësi t’i bashkohesha kryebashkiakut Rama në mirëseardhjen e znj Rita Ora dhe bashkëshortit të saj Taika Ë aititi për në Prishtinë dhe për të qenë me ta kur të merrnin çelësin e qytetit”, shkroi ai në platformën X.

Pos Ramës, Ora është takuar të dielën edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore