Sport

Struga siguron rezultat pozitiv në ndeshjen e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve


Klubi shqiptar i futbollit nga Maqedonia e Veriut, Struga, ka marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Strugianët e nisën mirë ndeshjen, të cilët që në minutën e katërt tentuan me anë të Ibrahimit, por goditja e lirë e kapitenit u devijua në këndore duke shmangur rrezikun në portën kundërshtare.

Ndërkaq, në të 35-tën u shfaq edhe mundësia ideale për Strugën, me Shabanin që pas një aksioni të rrjedhshëm nga e djathta doli i vetëm përballë portierit kundërshtar, por u ndal në momentin e fundit.

Kundërshtarët u përgjigjën me dy sulme të njëpasnjëshme, por sërish portieri Kjosevski u shfaq i sigurt.

Ndërkohë, pjesa e dytë nisi më mirë për Zalgiris që rrezikoi të shënonte në të 48-tën, por sërish portieri i Strugës u konfirmua i pakalueshëm.

Deri në fund, disa raste u shfaqën për dyja skuadrat, por portat nuk u prekën, një rezultat i mirë për Kampionët e Maqedonisë dhe që lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit një javë më pas.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore