Jetesë & Stil

Stresi në njohje të re, lë pas romancën me Keisi Bezhanin


Historia e dashurisë në mes të rep artistit Stresi dhe ish gruas së tij, Keisi Bezhani duket të ketë marrë fund përgjithmonë.

Përkundër, tentatative përgjatë 100 ditëve të qëndrimit i izoluar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, e ku nuk la ditë pa e përmendur Keisin – Stresi tanimë duket të jetë duke hedhur hapa të rinj kur në pyetje vihet jeta personale.

Kështu ka bërë të ditur ai, përmes një storie të publikuar në Instagram, duke iu përgjigjur një ndjekësi, rep artisti ka shkruar – “Jam duke u njoft me dikë dhe normal jam i fokusuar tek dikush tjetër”.

Rep artisti, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, nuk ka zbuluar detaje të tjera rreth njohjes së re e as rreth identitetit të personit në fjalë.

Gjithsesi, përgjatë aventurës së tij në BBVK, ku edhe rezultoi të jetë fitues i edicionit të parë të këtij spektakli, ai nuk kishte ndaluar së përmenduri historinë e dashurisë më Keisin, si dhe dëshirën e madhe që ajo t’i jap atij edhe një rast.

Stresi apo “Bad Boy”, siç preferon ta quajnë, kishte zbuluar se ish-gruaja e tij nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, derisa në një prej netëve Prime, i erdhi edhe një video porosi nga ajo.

Me anë të video mesazhit, ajo e kishte shprehur përkrahjen e saj për Stresin, derisa kishte thumbuar aktorin, Vedat Bajrami – pasi ky i fundit, kishte pasur një debat të nxehtë me rep artistin, temë e të cilës ishte pikërisht – Keisi.

“Një gjë ta kesh të sigurt, edhe sikur të gjithë shtëpinë ta kesh kundër ose të gjithë shqiptarinë, mua gjithmonë më ke mbështetje. Nëse dikush aty ka ardhur nga jashtë pas një muaji e gjysmë për ta luajtur analistin, unë thjesht të kërkoj ty të mos i kthesh përgjigje askujt sepse nuk ke nevojë t’i japësh shpjegime”, kishte thënë Kejsi në video mesazhin e saj.

“Kujt po ia nin për skandalet kur për neve flasin portalet, sepse historikisht jemi përfolur, ama kurrë asnjë s’ka ditur të vërtetën”, ka shtuar pos tjerash ajo.

Por, tanimë Stresi duket të ketë ndryshuar fokus, e derisa ai të vendosë të zbulojë historinë për publikun, neve na mbetet të presim!

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore