Sport

Sterling mund të largohet nga Manchester City


Pep Guardiola po planifikon një “rikonstruktim” total të pjesës së sulmit. Kjo mund të sjellë largimin e 26-vjeçarit Sterling nga qytetarët.

Te Manchester City kanë dy synime kryesore: Jack Grealish dhe Erling Braut Haaland, ndaj pozitat e Sterling-ut luhaten shumë.

Anglezi është futur në dy vitet e fundit të kontratës së tij dhe, bisedimet për një kontratë të re, janë ndalur.

Nga Guardiola, Sterling nuk konsiderohet më pjesë e paprekshme dhe super e rëndësishme e skuadrës si më parë.

Siç raporton Football Insider, Manchester City do të jetë e gatshme ta shesë Raheem-in nëse vjen një ofertë rreth 80 milionë euro.

Me Aguero-n që do të largohet, dhe me Sterling që mund të shitet, sulmi i Manchester City-t do të merrte formë tjetër.

Grealish dhe Haaland janë synimet kryesore për Guardiola-n.

Madje, në fillim të muajit prill, Football Insider raportonte që City po përgatit një ofertë masive për yllin e Aston Villa-s, Jack Grealish.

Ky i fundit mund të jetë zëvendësim direkt i Sterling-ut, pasi mbulon gjithë krahun e majtë të fushës.

Për Sterling-un ende asnjë klub nuk ka shfaqur interes, por nëse City vendos ta ketë në listën e transfertave, atëherë plot skuadra do të interesoheshin për shërbimet e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore