Lajme

Staroviç: Kurti s’donte që tema e parë të jetë Asociacioni, Vuçiç e imponoi


Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes, Nemanja Staroviç, ka deklaruar se takimet e djeshme në Bruksel kanë qenë shumë të vështira dhe kërkuese.

Ai ka thënë se nuk u nënshkrua asgjë, megjithatë nuk ka pasur as refuzime.

Staroviç pohoi edhe se delegacioni shtetëror i Serbisë, i udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiç, ka arritur të imponojë zbatimin përfundimtar të Marrëveshjes së Brukselit nga viti 2013 si temë e parë dhe më të rëndësishme, para së gjithash në pjesën e formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Albin Kurti padyshim që nuk ishte i gatshëm ta shqyrtonte seriozisht këtë temë më të rëndësishme. E vetmja gjë për të cilën u ra dakord në thelb ishte që në javët në vijim të ketë vazhdimësi të bisedimeve në formën e diplomacisë fluturuese deri në takimin në Bruksel që është planifikuar për 18 mars”, tha Staroviç për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.

Edhe ai, njëjtë si pjesa tjetër e politikanëve serbë, thotë se “hapi zero i së cilës marrëveshje është formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Staroviç shtoi se ndryshe nga Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013, që të metë kryesore kishte mungesën e qartësisë në zbatim, marrëveshja aktuale ka komisionin për monitorimin e zbatimit që parashihet edhe në marrëveshje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore