Sport

Stafi mjekësor i Francës kupton lëndimin e portierit të Milan-it


Portieri i Milan-it, Mike Maignan, ishte lënduar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve që kuqezinjtë e zhvilluan përballë Liverpool-it me datën 15 shtator të këtij viti.

Ai pësoi një lëndim në dorë, në momentin që kishte pritur penalltinë e Mohamed Salah në atë takim.

Por, çuditërisht ai lëndim nuk u kuptua nga stafi mjekësor i skuadrës së Milan-it për një periudhë prej rreth 30 ditësh.

Me grumbullimin e Maignan-it në kombëtaren e franceze për ndeshjet e Ligës së Kombeve, stafi mjekësor i Francës dha lajmin se portieri kuqezi vuan nga një lëndim në dorë, për të cilin duhet t’iu nënshtrohet një operacioni.

Sipas mjekëve të Francës, koha e rikuperimit të tij, pritet të jetë nga dy javë deri në dy muaj.

Kujtojmë që Maignan po kalon momente shumë të mira me Milan-in, i cili po ka vazhdimisht paraqitje të mira në këtë sezon.

Milan-i e transferoi atë për ta zëvendësuar me të larguarin në Paris, Gianluigi Donnarumma-n, pasi e transferoi nga skuadra franceze, Lille, për shumën e 13 milionë eurove.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore