Euro 2020

Stadiumet pritëse të Euro 2020


Euro 2020 do të zhvillohet këtë verë në 12 stadiume të ndryshme në gjithë Europën e më gjerë.

Presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin-i tha:

“Është kënaqësi e madhe të jesh në gjendje të sjellësh Euro 2020 në kaq shumë vende dhe qytete, të shohësh futbollin si urë lidhëse midis kombeve dhe ta çosh garën më pranë tifozëve, të cilët janë gjaku thlbësor i lojës”.

Cilat janë stadiumet dhe vendet, ku do të zhvillohet Euro 2020?

Johan Cruyff Arena, Amsterdam – Holand

Stadiumi është ndërtuar në 1996 dhe ka një kapacitet prej 54 mijë e 990 ulësesh. Do të mirëpresë katër ndeshje në total. Ndeshje të fazës së grupeve dhe të raundit të 16-ve.

Stadiumi Olympic, Baku – Azerbajxhan

Stadiumi është ndërtuar në 2015 dhe ka kapacitet prej 68 mijë e 700 ulësesh. Do të presë katër ndeshje, midis grupeve dhe çerekfinaleve.

San Mames, Bilbao – Spanjë

Stadiumi është ndërtuar në 2013 dhe ka kapacitet prej 53 mijë e 332 ulësesh. Në total do të presë katër ndeshje, midis fazës së grupeve dhe raundit të 16-ve.

Arena Nationala, Bukuresht – Rumani

Stadiumi është ndërtuar në 2011 dhe ka kapacitet prej 55 mijë e 600 ulësesh. Do të presë katër ndeshje, midis fazës së grupeve dhe raundit të 16-ve.

Puskas Arena, Budapest – Hungari

Stadiumi është ndërtuar në 2019 dhe ka kapacitet prej 67 mijë e 889 ulësesh. Do të presë katër ndeshje, midis fazës së grupeve dhe raundit të 16-ve.

Stadiumi Parken, Kopenhagen – Danimark

Stadiumi është ndërtuar në 1992 dhe ka kapacitet prej 38 mijë e 065 ulësesh. Në total do të presi katër ndeshje, midis fazës së grupeve dhe raundit të 16-ve.

Stadiumi Aviva, Dublin – Irland

Stadiumi është ndërtuar në 2021 dhe ka kapacitet prej 51 mijë e 700 ulësesh. Në total do të presë katër ndeshje, midis fazës së grupeve dhe raundit të 16-ve.

Hampden Park, Glasgou – Skoci

Stadiumi është ndërtuar në 1903 dhe rinovuar në 1999. Ka kapacitet prej 52 mijë e 063 ulësesh. Në total do të presë katër ndeshje, midis fazës së grupeve dhe raundit të 16-ve.

Allianz Arena, Mynih – Gjermani

Stadiumi është ndërtuar në 2005 dhe ka kapacitet prej 70 mijë ulësesh. Do të presë katër ndeshje, midis fazës së grupeve dhe çerekfinaleve.

Stadiumi Olimpico, Romë – Itali

Stadiumi është ndërtuar në 1937 dhe është rinovuar në 1953 dhe në 1990. Ka një kapacitet prej 72 mijë e 698 ulësesh. Do të presë pesë ndeshje, midis fazës së grupeve dhe çerekfinaleve.

Stadiumi Krestovsky, Shën Petersburg – Rusi

Stadiumi është ndërtuar në 2017 dhe ka kapacitet prej 68 mijë e 134 ulësesh. Do të presë katër ndeshje, midis fazës së grupeve dhe çerekfinaleve.

Wembley, Londër – Angli

Stadiumi është ndërtuar në 2007 dhe ka kapacitet prej 54 mijë e 990 ulësesh. Në total do të presë shtatë ndeshje, midis fazës së grupeve, raundit të 16-ve, gjysmëfinalet dhe finalen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore