Lajme

“S’pranojmë me na ndalu shqiponjën”, Kamberi thirrje shqiptarëve: Ta veshim Facebook-un kuq e zi


Ilustrim

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka kërkuar nga shqiptarët që rrjetin social Facebook, “ta veshim kuq e zi”, me dy ngjyrat e flamurit kombëtar të shqiptarëve.

Kjo kërkesë e tij vjen si shenjë proteste për rastin e ndodhur me 24 gusht, kur Policia e Serbisë ndaloi dhe gjobiti një familje shqiptare nga Maqedonia e Veriut, kjo për shkak se djali i tyre 9 vjeçar kishte të veshur një bluzë kuq e zi me simbolin kombëtar të shqiptareve – shqiponjën dy krenare.

Përmes një postimi në Facebook, Kamberi tha se “shqiponja është e jona”, duke shtuar se për këtë arsye e mbajnë me krenari të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë.

“Tendenca për t’na ndalu shqiponjën është tentativë për t’na mohu identitetin”.

Nuk pranojmë, pohoi ai, “prandaj nuk mundeni”.

Ndryshe, Policia e Serbisë më 24 gusht kishte ndaluar dhe gjobitur një familje shqiptare nga Maqedonia e Veriut afër Beogradit, për shkak se djali i tyre 9-vjeçar kishte të veshur një bluzë kuq-e-zi me simbolin kombëtar të shqiptarëve – shqiponjën dy krenare.

Familja shqiptare nga Gostivari raportohet se ishte mbajtur peng që nga 23 gushti, ndërsa para autoriteteve serbe të drejtësisë ishte paraqitur të enjten nëna së bashku me djalin 9-vjeçar, ndaj së cilës është shqiptuar një gjobë prej afër 500 euro dhe është shpallur “person non grata” deri në vitin 2031.

Një grua shqiptare nga Gostivari ‘terrorizohet’ në Serbi – kapen pas shqiponjës në bluzën e 9-vjeçarit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore