Sport

Spalletti: Rrahmani mbrojtës i kompletuar, titullar me plot meritë


Pas fitores në ndeshjen kundër Torino-s, e cila ishte e teta për Napoli-n në po aq ndeshje të Serie A-së, trajneri Luciano Spalletti ka gjetur kohën që të thurë lavde për kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmani.

Rrahmani ishte përsëri titullar në këtë ndeshje, dhe tani duket se mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës e ka blinduar pozitën e tij aty.

Kapiteni i Kosovës ia ka zënë vendin e titullarit grekut Kostas Manolas, që erdhi para dy viteve nga Roma.

Trajneri Spalletti, tha që Rrahmani këtë vend të titullarit e ka “fituar me plotë meritë”.

Amir Rrahmani në ndeshjen përballë Torino-s

“Është një futbollist me nivel të lartëq”, shprehet ai.

“Amiri është një mbrojtës i kompletuar, është e vështirë të gjesh një anë të dobët të tij”.

“Ai është shumë i mirë në pozicionim, i përgatitur fizikisht, ka ndikim në lojë dhe gjithmonë është i disponueshëm për lojë”.

Rrahmani këtë edicion është aktivizuar gjashtë herë me Napoli-n, ndryshe nga çfarë kemi parë deri tani, ai ka qenë aktiv edhe në sulm duke e gjetur rrugën e rrjetës dy herë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore