Film

“Space Jam: A new legacy”, Lebron James në hapat e Michael Jordan


Të premten më 16 korrik, filmi Space Jam 2 është transmetuar për herë të parë.

Pas 25 viteve pritje, Space Jam është rikthyer me një film të ri, por këtë herë me LeBron James si protagonist.

Përveç LeBron James, në film marrin pjesë edhe yje të tjerë të NBA si Damian Lillard, Anthony Davis, Draymond Green e Klay Thompson.

James nuk do jetë protagonisti i vetëm tek “Space Jam 2: A new legacy”, pasi prezent do të jenë edhe yjet e Looney Tunes, si Bugs Bunny, Lola Bunny, Tweety e Daffy Duck.

Space Jam me Michael Jordan kishte një sukses të madh, e cila në fund tregoi edhe rikthimin e yllit të Chicago Bulls në palestrat e basketbollit, pasi luajti bejsboll për më shumë se një vjet.

Ndërsa “Space Jam 2: A new legacy” do ta ketë të vështirë ta tejkalojë suksesin e filmit të parë në vitin 1996.

Lebron James po shkon në hapat e Michael Jordan duke u bërë edhe ylli i filmit, por ai po e ka të vështirë ta tejkalojë suksesin e filmit të parë, dhe suksesin e Jordan në palestrat e basketbollit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore