Sport

Son, pranë rinovimit të kontratës


Sulmuesi i Tottenham-it, Heung-min Son, është afër rinovimit të kontratës me klubin londinez edhe pas vitit 2023.

Koreano-jugori ka shfaqur formë të mrekullueshme këtë sezon, në 33 paraqitje në Premier League. Ai ka shënuar 15 herë, duke dhuruar edhe nëntë asiste.

Deri sa partneri i tij në sulm, Harry Kane, ende është i paqartë për të ardhmen e tij në klub, Son është në fazën e fundit të bisedimeve për rinovimin.

Rinovimi i Son-it është shumë i mirëpritur për drejtuesin e Tottenham-it, Daniel Levy, i cili kohët e fundit ka kaluar disa javë shumë të vështira.

Pjesëmarrja e shkurtër në Superligë dhe shkarkimi i Mourinho-s ishin disa ndër ngjarjet që tronditën gjelat.

Son deri vonë ishte shumë afër një largimi nga Tottenham-i.

Bayern Munich dhe Real Madrid qenë destinacionet e mundshme për Son, por me sa duket më në fund ka vendosur të qëndrojë në “Tottenham Stadium”.

Me Kane-n që, me shumë mundësi, do të largohet nga gjelat, qëndrimi i njërit nga dy “yjet” është i mirëpritur për ta.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore