Shqipëria

Skrapar/ Humb jetën në gurore, ndiqet penalisht inxhinieri


Policia e Skraparit ka proceduar penalisht ditën e sotme me 3 prill, inxhinierin e minierave pas një aksidenti të ndodhur në vendin e punës.

Një 45 vjeçar ka humbur jetën në Grykën e Dëvrisë, Skrapar, ku ka rrëshkitur një masivë guri.

Në deklaratën zyrtare të policisë thuhet se, specialistët e Seksionit për Krimet kanë filluar procedimin për shtetasin J.K 59 vjec, banues në Tiranë me profesion inxhinier minierash.

Shtetasi S.P, 45 vjeç, që humbi jetën ishte banues në Çorovodë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore