Lajme

Skenari ku as s’mund ta rrëzojnë, as s’e mbështesin – Limboja ku e ka futur vetën Abazoviç


Kryeminstri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç

Draft-kontrata e miratuar nga qeveria e Dritan Abazoviç në mes të shtetit të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe, ka shkundur në masë të madhe mbështetjen ndaj qeverisë së tij.

Së fundmi, edhe Partia më e madhe parlamentare me 29 deputetë, ajo e Presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, tërhoqi mbështetjen ndaj Abazoviç.

Miratimi i kontratës me Kishën Ortodokse Serbe dëmton seriozisht interesat kombëtare të Malit të Zi, u shprehën ata njëzëri.

Mes tjerash, një marrëveshje e tillë, e miratuar të premten, sipas DPS-së, Malin e Zi e largon nga gjëja primare për të cilën ka marrë besimin: atë të përmbushjes së agjendës evropiane.

Ish-ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa, këtë vendim të DPS-së e sheh si të natyrshëm. Abazoviç, sipas Hysës, kaloi mbi vijë të kuqe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore