Sport

Skauti spanjoll: Barcelona dhe Real Madridi e refuzuan Bellingham-in


Mesfushori i Borussia Dortmund-it, Jude Bellingham, është një nga mesfushorët më të mirë aktualisht në botë.

Ai po kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane, prej të cilave Real Madrid, Liverpool dhe Manchester City qëndrojnë favoritë.

Sidoqoftë, skauti spanjoll, Andres Manzano, i ka thënë Diario AS (përmes MD) se si Real Madridi ashtu edhe Barcelona mund të kishin pasur Bellingham-in falas, nëse thjesht do ta kishin dëgjuar atë.

“Ai do të largohej nga Birmingham City dhe puna ime konsistonte që atë ta transferoja në një klub të madh përfshirë këtu Real Madridin dhe Barçën”, tha Manzano.

“Të dy ekipet patën mundësinë për ta transferuar atë, por asnjëra nuk donte të përballej me investimin që kërkonte në atë kohë. Ata thjesht nuk më besuan për të”, shtoi skauti spanjoll.

Manzano vazhdon me detaje se sapo pa Bellingham, e dinte se kishte një talent tjetër në duar, me fizikun e Steven Gerrard dhe prekjen e Zinedine Zidane.

Ai gjithashtu e bindi Birmingham-in që të rinovonte kontratën me mesfushorin anglez para kohe, në mënyrë që ai të mos largohej falas në moshën 16-vjeçare.

“Kam shumë përvojë në futbollin fillestar dhe kam parë lojtarë si Iniesta, Fabregas apo Pique të rriten. U thashë drejtorëve se Jude do të ishte një rast i ngjashëm me ta”, tha Andres Manzano.

“I binda duke u thënë se duhej të bënin të pamundurën që ai të qëndronte, sepse doja që ai të bëhej lojtar i ekipit të parë”, shtoi ai.

“Kjo është arsyeja pse ne duhej ta nënshkruanim urgjentisht, sepse ai mund të dilte i lirë në moshën 16-vjeçare. Për fat të mirë arritëm një marrëveshje dhe arritëm ta mbajmë atë”.

Kujtojmë që Bellingham-in e bleu Dortmund-i në verën e vitit 2020 nga Birmingham-i për shumën e 25 milionë eurove.

Ai pritet që në verën e ardhshme të largohet nga klubi gjerman, por kërkesa e tyre fillestare për ta liruar 19-vjeçarin anglez, është të paktën 150 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore