Sport

Sirena angleze për Thomas Muller


Newcastle United dhe Everton pritet të luftojnë me njëra-tjetrën për shërbimet e veteranit të Bayern, Thomas Muller.

Ikona e Bayern-it dhe Gjermanisë mund të jetë në Premier League pas 31 janarit.

Mullër, që do të mbushë 33 vjet këtë vit, ka një eksperiencë të jashtëzakonshme, ku ka fituar dhjetë tituk të Bundesliga-s që nga debutimi i tij 14 vite më parë.

Pasi u largua nga Gjermania në vitin 2019, Muller arriti që me performancat e tij të bëhej i parefuzueshëm për Joachim Low, që e ftoi në EURO 2020.

Shkas i aftësisë së tij kreative, që e lejon edhe të shënojë por edhe jetë asistmen i shkëlqyer, Muller mund të jetë një ndihmë e madhe për Everton ose Newcastle, që interesohen për shërbimet e tij.

Sipas BILD, Muller kërkohet shumë nga këto skuadra.

Interesi për të erdhi pasi ai arriti 18 asistime në vetëm 20 ndeshje të Bundesliga-s këtë vit, duke shtuar edhe gjashtë gola.

Edhe pse është një futbollist shumë i rëndësishëm për Nagelsmann, ai duket se po kërkon një aventurë ndryshe.

33 vjeç, me kontratën që po i vjen fundi, Muller mendon se ka ardhur koha që të provojë diçka tjetër.

Nëse ai vendosë të largohet, destinacioni i tij i ardhshëm do të mësohet shumë shpejtë, me katër ditë që kanë mbetur deri në mbylljen e afatit kalimtar të janarit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore