Pajisje

Sipas Mrwhosetheboss ky është telefoni me baterinë më të fortë në botë


YouTuberi i njohur Mrwhosetheboss, pretendon se bateria e telefonit Oukitel WP19 mund të zgjatë 94 ditë.

Ky model ka një kamerë 64 MP dhe një kamerë infra të kuqe për natën me 20 MP.

 

Oukitel's new phone has a 21,000mAh battery and can last 94 days on standby  - PhoneArena

Bateria e këtij telefoni është 21,000 mAh, pesë herë më e madhe se bateria e modelit iPhone 14 Pro Max, sipas tij.

Në një video në YouTube, ai krahasoi bateritë e dy modeleve. Pas një ore e gjysmë, bateria e iPhone-it ra në 95%, ndërsa e telefonit Oukitel ishte ende 99%.

Mrwhosetheboss thotë se nëse jeni në një telefonatë ose dëgjoni muzikë, bateria e modelit Oukitel mund të zgjasë për pesë ditë.

Nëse jeni në standby dhe nuk e përdorni non-stop, ai pretendon se bateria e këtij modeli mund të zgjasë për 94 ditë.

Sipas vlerësimeve të tij, ky është telefoni me baterinë më të fortë në botë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore