Bota

Simptomat e Covid 19 mund të zgjasin deri në gjashtë muaj pas infektimit


Vështirësi në gjumë dhe lodhje kanë raportuar shumica e rasteve pak më të rënda të Covid 19, muaj pas daljes nga spitali. Këto gjetje janë zbuluar përmes një studim në qytetin e Wuhan-it.

Studimi përfshiu 1 mijë e 700 pacientë dhe është më i madhi i kryer deri tani. Ai theksoi se shumica e pacientëve vazhdojnë të përjetojnë të paktën disa nga efektet e virusit.

Sipas tij, së paku 76% e pacientëve kishin përjetuar të paktën një simptomë. Ndërsa simptoma psikologjike të tilla si ankth apo depresion janë raportuar në 23% të rasteve.

Tendenca të vazhdueshme të dëmtimit të mushkërive janë shfaqur në rastet më rënda të sëmundjes.

Studiuesit nënvizuan veçanërisht se pacientët në të cilët infeksioni ka avancuar në mënyrë të rëndë, duhet të jenë veçanërisht nën kujdesin e mjekëve.

Nevoja e kryerjes së hulumtimeve të tjera, për të marr një kuptim të plotë të spektrit të efekteve të Covid-it u theksua gjithashtu.

Nga ana tjetër institucionet dhe qendrat kërkimore kanë drejtuar po ashtu vëmendjen e tyre drejt këtij fenomeni.

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka renditur veçanërisht lodhjen, gulçimin, kollën, dhimbjen e kyçeve dhe dhimbjen e gjoksit si simptomat më të zakonshme afatgjata.

Një studim i botuar në British Medical Journal, zbuloi se rreth 10% e pacientëve kishin një simptomë të zgjatur nga Covid 19. Ajo mund të qëndronte më shumë se 12 javë.

Studiuesit kinezë, gjetën përputhje mbi lodhjen, vështirësitë e gjumit dhe ankthin ose depresionin me hulumtime të mëparshme të Sindromës së Rëndë Akute të Frymëmarrjes(SARS).

Rreth 40% e të mbijetuarve nga SARS-i shfaqën lodhje kronike për gati më shume se tre vjet pas infektimit.

38% e të mbijetuarve të SARS kishin dëmtim të mushkërive 15 vjet më vonë, sipas studiuesve në Institutin e Kërkimeve Farmakologjike./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore