Sport

Simeone: Tifozët e Inter-it dhe Lazio-s shpesh më kërkojnë të kthehem – do të doja


Diego Simeone zbuloi se ai shpesh “takohet” me kërkesa nga mbështetësit e Inter-it dhe Lazio-s për t’u kthyer në Itali si trajner, një perspektivë që ai pranoi se do t’i pëlqente.

Trajneri i Atletico Madrid ishte i pranishëm në “Stadio Maradona” të dielën në mbrëmje për të parë djalin e tij, Giovanni-n, të kurorëzohej kampion i Serie A së bashku me pjesën tjetër të skuadrës së Napolit gjatë fitores 1:0 ndaj Fiorentina-s.

Në një intervistë dhënë për “La Gazzetta dello Sport”, Simeone tha për gazetën se do të ishte i kënaqur me idenë e kthimit në Serie A si trajner, por gjithashtu pranoi se nuk e di se sa do të jetë në gjendje të vazhdojë në një pozicion menaxherial pas një periudhe 12-vjeçare me Atletico-n.

“Nuk e di edhe sa do të jem në gjendje të jem trajner, jam 53 vjeç. 5 te tjera? Sigurisht që është një punë stresuese. Por më pas mendoj se disa ditë pushime kanë qenë gjithmonë të mjaftueshme për të më bërë që të dëshiroj të rikthehem në fushë”, tha Simeone.

“Fusha është si një drogë për ne. Takoj shpesh tifozë të Inter-it dhe Lazio-s që më kërkojnë të kthehem. Kush e di? Me siguri do ta doja”, shtoi trajneri i Atletico Madrid-it.

“Kam edhe një vit kontratë, do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ishin fjalët e trajnerit argjentinas.

SIMEONE Y RONALDO CELEBRAN UN GOL

Interi në veçanti është në kërkim të një trajneri të ri, me Simone Inzaghi që pritet të largohet nga posti i tij në fund të sezonit 2022/23.

Ndër kandidatët e tjerë që pritet të marrin drejtimin e Inter-it janë: Antonio Conte, Roberto De Zerbi i Brighton dhe Thiago Motta i  Bolongna-s.

Kujtojmë që gjatë karrierës sa ishte futbollist, Simeone luajti edhe për shtatë vite në Itali, katër sezone për Lazio-n dhe dy për Inter-in.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore