Sport

Simeone kërkon që merkato të përfundoj më herët


Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka bërë thirrje që merkato e verës të mbyllet më herët, pasi një numër i lojtarëve të tij u lidhën me largime nga klubi me sezonin tashmë në zhvillim.

Në fillim të kësaj jave, sulmuesi i Atletico-s, Matheus Cunha ishte një objektiv i Manchester United, ndërsa Alvaro Morata u ishte ofruar gjithashtu gjigantëve të Premier League.

Joao Felix u lidh me një lëvizje në Old Trafford me raportim nga gazeta spanjolle Marca këtë javë, ndërsa ka pasur spekulime për të ardhmen e Antoine Griezmann, Yannick Carrasco, Marcos Llorente dhe Renan Lodi.

“Do të ishte mirë për menaxherët [nëse merkato mbyllet më herët]”, tha Simeone të shtunën në një konferencë shtypi përpara ndeshjes së Atletico-s në La Liga me Villarrealin.

“Nuk di për agjentë dhe klube”!

“Për ne do të ishte mirë të fillojmë me lojtarët që kemi dhe të dimë se ata do të jenë me ekipin gjatë gjithë vitit, ose të paktën me një pushim në janar. Ndërsa merkato qëndron e hapur, të gjitha këto [spekulime] ndodhin”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore