Lajme

Sigurimi i librave për filloristët, Ish-zëvendësministri i Arsimit: Prokuroria ta hetojë procesin, buxheti u rrit 2 herë


Nehat Mustafa

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, ka ftuar Prokurorinë e Shtetit dhe Komisionet Parlamentare të Kuvendit të Kosovës të përcjellin me vëmendje dhe rrjedhimisht të hetojnë çështjen e sigurimit të librave për filloristët meqë, sipas tij, Ministria e Arsimit ka rritur shpenzimet për tekstet shkollore për më shumë se dy herë në krahasim me buxhetin e alokuar për këtë çështje.

“Dy ditë më parë në postimin tim prezantova dokumentin e shpalljes së tenderit për të gjitha tekstet shkollore për klasat 1 dhe 5 dhe ato të gjuhës gjermane për klasat 6 dhe 8. Për këtë tender MASHTI kishte alokuar buxhetin prej mbi 4.3 milion euro. Në postimin tim supozova se në rast që tekstet do të kushtojnë mesatarisht nga 75 € për nxënës, atëherë vetëm për tekstet e klasës 1 deri në 5 do të shpenzohen së paku 9 milion euro”.

Një ditë më parë Ministria e Arsimit Arbërie Nagavci, nëpërmjet një video-mesazhi të publikuar në llogarinë e saj në Facebook të enjten ka theksuar se do të ndahen 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore.

“Po ashtu, për herë të parë për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9, të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore, do të ndahen 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore”, tha Nagavci.

E sipas ish-ministrit Mustafa ndarja e 80 eurove për tekstet e klasës 1 deri në 5 duke llogaritur numrin e nxënësve e cila sillet rreth 120 mijë atëherë shuma e ndarë nga MASHT-i do të jetë 9 milionë euro.

Ndaj këtij postimi tim dëgjova që kishte reaguar një këshilltar i ministres Nagavci duke e kontestuar dhe e konsideruar si shumë të lartë shumën mesatare prej 75 euro për nxënës. Por, dje shefja e tij e ngriti këtë shumë në 80 euro, e kjo do të thotë që edhe tejkalohet buxheti prej 9 milion euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore