Pajisje

Si të mbyllni automatikisht “tabs” në Android


Tabs” e shfletuesit celular nuk janë super të dukshme, gjë që e bën të lehtë hapjen e dhjetëra dritareve  në telefonin tuaj. Mund të jetë e bezdisshme t’i shoshitësh por është edhe më e bezdisshme t’i mbyllësh ato. Ne do t’ju tregojmë se si t’i mbyllni automatikisht ato në Android. 
 
Është shumë e lehtë që shfletuesit në Android të përfundojnë me një mori dritareve të hapura. Disa do të hapen në “tabs” të reja pa e kuptuar ju. Aplikacionet do t’ju çojnë te shfletuesi dhe më pas do ta lënë “tab” pas kur të ktheheni. Dritaret e hapura nuk përdorin shumë burime, por është ende një situatë e çrregullt. 
 
Fatkeqësisht, ndryshe nga SafariiPhone dhe iPad, Google Chrome – shfletuesi i parazgjedhur në shumicën e pajisjeve Android – nuk përfshin një veçori për ta rregulluar këtë. Lajmi i mirë është se një tjetër shfletues i njohur ka një zgjidhje—Mozilla Firefox. 
 
Së pari, instaloni Firefox-in nga Google Play Store dhe hapeni atë. Klikoni ikonën e menysë me tre pika në shiritin e veglave. 

 


Zgjidhni “Cilësimet” nga menyja. 
 
 
 
Tjetra, shkoni te “Tabs”. 
 

 
Në “Close Manually” mund të zgjidhni sa kohë të prisni përpara se dritarja joaktive të mbyllet automatikisht. 
 

 
Kjo është gjithçka që ka për të! Tani, pasi një “tab” nuk është vizituar për kohën që keni zgjedhur, ajo do të mbyllet për ju. Kjo do t’ju ndihmojë të mbani shfletuesin tuaja shumë më të rregullt. Firefox për Android ka më shumë veçori që nuk do t’i gjeni në Chrome, duke përfshirë shtesat. 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore