Pajisje

Si të aktivizoni “Dark mode” në Instagram


Pothuajse çdo aplikacion tjetër po merr “Dark mode”, kështu që pse duhet lënë jashtë Instagram? Instagram ofron “Dark mode” dhe ne do t’ju tregojmë se si ta aktivizoni atë në Android dhe iPhone.

Aktivizo “Dark mode” në Instagram – Android

Në Android, nëse keni aktivizuar “Dark mode” në të gjithë sistemin, Instagram përshtatet automatikisht me atë. Por, nëse nuk e keni aktivizuar atë opsion, atëherë mund të përdorni opsionin brenda aplikacionit.

Për të filluar, hapni aplikacionin Instagram në telefonin tuaj Android. Në shiritin e poshtëm të aplikacionit, klikoni mbi ikonën e profilit tuaj.

Në faqen e profilit tuaj, në këndin e sipërm djathtas, klikoni tre vijat horizontale.

Do të shihni një menu që shfaqet nga fundi i aplikacionit Instagram. Në këtë meny, klikoni “Settings”.

Në faqen “Settings”, klikoni “Theme”.

Tani jeni në faqen “Set Theme” ku mund të zgjidhni se çfarë “theme” do përdor aplikacioni Instagram. Për ta bërë aplikacionin të përdorë një “theme” të errët, klikoni opsionin “Dark”.

Dhe menjëherë, aplikacioni Instagram do të errësohet. Tani mund të përdorni të gjitha opsionet e aplikacionit me këtë “Dark theme”.

Për t’i rikthyer ato në dritë, në faqen “Set Theme”, klikoni “Light”.

Aktivizo “Dark mode” në Instagram- iPhone

Ndryshe nga versioni Android, aplikacioni për iPhone i Instagram-it nuk ka një çelës të integruar për aktivizimin e “Dark mode”. Në vend të kësaj, aplikacioni mbështetet në modalitetin e paracaktuar të telefonit tuaj dhe e përdor atë.

Kjo do të thotë që nëse keni aktivizuar “Dark mode” në të gjithë sistemin në iPhone tuaj, Instagram do të aktivizojë gjithashtu.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore