Lajme

Si duket presioni nderkombetar? – Nje shpjegim i shkurter


Në vitin 2020, Kryeministri i tanishëm i Kosovës, Albin Kurti, kishte folur rreth presionit të ndërkombëtarëve, ku thoshte se “nuk ka trysni mbi mua, nuk ka presion mbi mua, unë edhe më tutje jam kureshtar si duket trysnia ndërkombëtare”.

Por, pas aksioneve të fundit në veri nga Policia e Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkuan Kryeministrit Kurti ta shtyjë zbatimin e vendimeve për një muaj.

Me kërkesën nga Ambasadori i SHBA-ve Jeffrey M. Hovenier, Kurti tha se “kemi shprehur gatishmërinë tonë, që zbatimi i këtyre vendimeve të shtyhet për 1 shtator”.

Tani, po interpretohet se vendimi i Kurtit për të pezulluar vendimet për një muaj erdhi nga ndërkombëtarët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore