Sport

Shuhet “babai” i agjentëve të futbollit – Juan Figer


Vigjilja e ndërrimit të viteve e përballi botën e futbollit, të paktën asaj në prapaskenë e në tribuna, me një lajm tejet të trishtë.

Juan Figer, një nga agjentët e parë me ndikim në futboll, ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare.

Ai luajti një rol kryesor në transferimin historik të Maradonës drejt të kaltërve të Napoli-t dhe Romarios te kalanasit e Barcelonës.

Njoftimin e vdekjes së Juan Figer, e bëri kompania e tij sportive.

“Me zemër të hidhëruar ndaj me ju lajmin se po mbyllim vitin 2021 pa praninë e gjyshit tim Juan”, shkruante në Instagram, mbesa e tij, Stéphanie Figer, e cila është vetë agjente sportive.

Shkaqet e fatalitetit të Figer lidhen me sëmundjet e zemrës.

Nga Maradona te Kaka

Uruguaiani vdiq në moshën 87-vjeçare.

Ai ishte themeluesi i kompanisë që mban emrin e tij në vitin 1969.

Juan Figer ishte një nga agjentët më aktivë dhe më të njohur të futbollit brazilian në dekadat e fundit.

Ai konsiderohet gjithashtu si babai i sistemit aktual të agjentëve.

Amerikano-latini ka qenë i përfshirë në disa nga transferimet më ikonike në botën e futbollit.

Figer ishte gjithashtu i përfshirë në transferimin e Denilson nga Sao Paulo te Real Betis në vitin 1998.

Ky transferim, asokohe theu rekordin botëror për një shifër rreth 32 milionë euro.

Lojtarë të tjerë për të cilët ka negociuar marrëveshje përfshijnë ndërkombëtarët brazilianë Kaka, Socrates, Dunga, Robinho dhe Roberto Carlos.

Juan Figer ka qenë gjithashtu objektiv i hetimeve, si ai i FIFA-s për përdorimin e Rentistas, një klub i kategorisë së parë uruguaiane, si një portë për regjistrimin e lojtarëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore