Shqipëria

Shtyhet gjyqi ndaj Shullazit, vendimi më 3 dhjetor


Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka shtyrë shpalljen e vendimit për çështjen Shullazi, duke e caktuar atë për datën 3 dhjetor.

Sipas komunikimit për median, ditën e sotme në GJKKO, është zhvilluar seanca gjyqësore e radhës për Emiljano Shullazin dhe pjesëtarë të bandës së tij.

Kjo vendimmarrje, erdhi pak ditë pas lajmërimit të Apelit se në rast të mosparaqitjes së avokatëve të Shullazit në seancë, vendimi do të merrej në mungesë të tyre.

Çështja është në këto ujëra prej dy vitesh në Apel. Gjykata e shkallës së parë, ka marrë më parë vendimin për 54 vite burg në tërësi për të gjithë grupin.

Akuzat kryesore ndaj tyre, janë ato të gjobëvënies dhe të grupit kriminal.

Një numër i lartë gjyqtarësh janë përjashtuar nga shqyrtimi i çështjes Shullazi, për shkak të konfliktit të interesit.

Mirëpo, data përfundimtare nga Apeli tashmë është caktuar dhe mbetet për t’u parë nëse dënimi do të mbetet i njëjti më 3 dhjetor.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore