Shqipëria

Shtetasi italian me 12 emigrantë në makinë, tenton të largohet pas aksidentit


Një shtetas Italian është përfshirë në një aksident të ndodhur në fshatin Verdovë të Pogradecit.

Mësohet se në automjetin e tij ndodheshin 12 klandestinë të huaj dhe se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Referuar burimeve nga policia, shtetasi italian ka tentuar të largohet nga vendngjarja për t’iu shmangur policisë, por banorët e zonës nuk e kanë lejuar.

Sakaq, nga aksidenti janë shënuar vetëm dëme materiale.

Por policia do të punojë për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes për të dyja rastet, ndërsa klandestinët dhe shoferi janë shoqëruar në komisariat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore