Lajme

“Shtëpia e mrekullisë”, pasi i shpëtoi lavës vullkanike në Ishujt Kanaire


“Shtëpia e mrekullisë” në Ishujt Kanarie

Në La Palma të Ishujve Kanarie, gjatë ditës së hënë ka shpërthyer vullkani i quajtur “Cumbre Vieja”, ku më shumë se 200 shtëpi janë shkatërruar dhe rreth 6 mijë njerëz janë evakuar.

Por, gjatë këtij shpërthimi ka arritur t’i shpëtojë lavës vullkanike një shtëpi në Ishujt e Kanarie.

Në rrjetet sociale rezistencën në La Palma e kanë quajtur “shtëpi e mrekullisë”.

Këtë imazh e ka realizuar fotografi, Alfonso Escalero, dhe ka treguar për shtëpinë e rrethuar nga lumenj lavash nga Vullkani “Cumbre Vieja”.

Kjo shtëpi është në pronësi të një çifti danez në pension, Inge dhe Raier Cocq, të cilët nuk e kanë vizituar që nga fillimi i pandemisë COVID-19, sipas EL Mundo, raporton BBC.

Ndërsa, Ada Monnikendam, e cila e ka ndërtuar këtë shtëpi se bashku me burrin e saj ka treguar se ka biseduar me çiftin danez dhe i kanë thënë se “edhe pse nuk mund të shkojmë tani, jemi të lehtësuar që është ende në këmbë”.

Ndërsa, vullkani i quajtur “Cumbre Vieja”, që nga viti 1971 nuk ka shpërthyer.

Vatra shtrihet në jug të ishullit La Palma, që banohet nga rreth 80 mijë njerëz.

Kanarinat, një arkipelag i shtatë ishujve në Afrikën veriperëndimore, regjistroi për herë të fundit një shpërthim vullkanik në vitin 2011, nën det pranë ishullit El Hierro.

Ndërsa gjatë ditës së martë kishte shpërthyer një vatër e re, e nënta nga shpërthimi i vatrës së parë, është hapur në vullkanin La Palma.

Vatra e re është krijuar në afërsi të qytetit Tacande, e populluar nga 704 banorë.

Gryka e re e vullkanit, raporton Plani i Parandalimit të Rrezikut Vullkanik në Ishujt Kanarie (PEVOLCA), është hapur rreth 900 metra nga ajo kryesore, kështu që popullatës i është kërkuar gjithashtu të largohet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore