Lajme

Shpërthen vullkani në Ishujt Kanarie pas 50 vitesh


Në La Palma të Ishujve Kanarie, ka shpërthyer vullkani i quajtur “Cumbre Vieja”.

Ky i fundit kishte që në vitin 1971 që nuk dilte në sipërfaqe.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka mbërritur në vendngjarje. Si pasojë e vullkanit janë evakauar 5 mijë persona.

Sanchez tha se autoritetet po monitorojnë nga afër zjarret që mund të fillojnë nga djegia e llavës. Rojet ushtarake dhe civile janë vendosur për të ndihmuar.

Vatra shtrihet në jug të ishullit La Palma, që banohet nga rreth 80 mijë njerëz.

Shpërthimi filloi rreth orës 15:00 me orën lokale.

Deri tani nuk është raportuar për viktima.

Sanchez vonoi nisjen e tij për në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Kanarinat, një arkipelag i shtatë ishujve në Afrikën veriperëndimore, regjistroi për herë të fundit një shpërthim vullkanik në vitin 2011, nën det pranë ishullit El Hierro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore