Shqipëria

“Shqiptarët zgjedhin parqet arkeologjike, të huajt kalatë”


“Parqet arkeologjike janë më të vizituarit në Shqipëri”.

Kjo, sipas një raporti nga Instituti i Statistikave të Republikës së Shqipërisë (INSTAT), të publikuar së fundmi “Shqipëria në shifra 2020”.

Raporti prek të gjitha fushat e jetës dhe ekonomisë së vendit sa i përket vitit 2020.

“Trashëgimia Kulturore” rezulton si një nga preferencat më të zgjedhura për turizëm.

Sipas të dhënave të INSTAT, numri i vizitorëve në parqet arkeologjike përgjatë vitit 2020 ishte 78 mijë e 552, nga të cilët 8 mijë e 234 persona rezultuan vizitorë të huaj.

Një zgjedhje tjetër e preferuar turistike, renditur në vendin e dytë, janë kalatë dhe monumentet.

Po për të njëjtën periudhë, sipas të dhënave të INSTAT-it, 62 mijë e 627 persona i vizituan këto site, nga të cilët 13 mijë e 757 ishin shtetas të huaj.

Siti i tretë më i vizituar janë muzetë.

Gjatë 2020-s, 49 mijë e 288 persona i vizituan muzetë e Shqipërisë, nga të cilët 9 mijë e 963 ishin shtetas të huaj.

Preferencat e turistëve vendës dhe të huaj

Sa u përket preferencave të turistëve vendës dhe atyre të huaj, nga të dhënat e INSTAT-it rezulton se parqet arkeologjike janë objektet më të vizituara nga turistët vendas në 44.4%.

Kurse, kalatë dhe monumentet, preferohen më së shumti nga turistët e huaj, në 43.1% të rasteve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore