Sport

Shqiptarët ‘vallëzojnë’ mes Moskës, Legia merr tri pikët e para


Legia e Varshavës ka arritur të triumfojë përballë Spartak-ut të Moskës në kryeqytetin rus, me rezultatin 1-0, në ndeshjen e parë në fazën e grupeve të Europa League. Dyshja shqiptare, Ernest Muçi dhe Lirim Kastrati ishin heronjtë e sfidës.

Goli i fitores së Legia-s erdhi në minutën e 90+1, kur ndeshja ishte pothuajse e mbyllur në barazim pa gola.

Një shpërthim i Muçit në krah, kapi në befasi prapavjën e vendasve. Ish-lojtari i Tiranës krosoi nga e majta dhe gjeti të vetëm me portën e boshatisur Kastratin. Ky i fundit nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë.

Kastrati pak sekonda më vonë do të shënonte edhe golin e dytë, por do i anullohej për shkak të pozicionit jashtë loje.

Legia iu falet shqiptarëve dhe merr tri pikët e para në fazën e grupeve, që në ndeshjen e parë.

Së bashku Legia-n dhe Spartak-un në Grupin C, janë dhe dy klubet e mëdha evropiane, Napoli dhe Leicester City.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore