Shqipëria

Shqipërinë e pavarur e themeluan patriotët shqiptarë, thotë Nikolla


Kryeparlamentarja shqiptare Lindita Nikolla deklaroi në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë se kjo ditë u themelua nga patriotët shqiptarë, të udhëhequr nga Ismail Qemali.

“Formimi i shtetit shqiptar ishte rezultat i luftrave të popullit shqiptar për t’u shkëputur nga perandoria osmane. Ishin këto luftra e këto përpjekje që, me mbështetjen e Fuqive të Mëdha të kohës, mundësuan njohjen, përcaktuan statusin politik, kuadrin juridik dhe kufijtë shtetërorë të Shqipërisë së pavarur”, theksoi Nikolla.

Sipas saj, historia nuk është vetëm rrëfim e arkiva, por edhe një shkollë atdhedashurie, përkushtimi e kontributesh për t’i shërbyer kombit, në misionin dhe qëllimet që shtron koha.

Shqipëria, kujton ajo, është sot anëtare e NATO-s, në një fazë të re të rrugëtimit evropian dhe qëndron denjësisht në krah të partnerëve strategjikë, SHBA dhe BE.

Nikolla kujtoi gjithashtu se në 6 dhjetor Tirana do të jetë kryeqyteti politik i Evropës, ku udhëheqësit e së cilës do të diskutojnë sfidat e integrimit, zhvillimit, sigurisë dhe paqes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore